Albin Kurti: Jo dhunë më 14 Janar, 24 orë në kufi kundra mallrave serbe
PODUJEVE-Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha në Podujevë se më 14 janar do të jenë në mbrojte të kufirit të Kosovës dhe vendimit të Kuvendit të Kosovës.
Ai deklaroi se në këtë ditë nuk do të ketë situata të dhunshme por një protestë që do t’i marrë pushtetin Serbisë në Kosovë.
”Në Merdarë do ta bllokojmë rrugën e mallrave serbe për në Kosovë dhe jo lëvizjen e qytetarëve. Do të qëndrojmë deri sa të realizojmë qëllimin tonë dhe do të gjejmë forma që të jemi 24 orë në pikat kufitare. Ne do të angazhohemi që në Kosovë të fillojë një epokë e re, një fazë dhe një periudhë e re, ku qëllimi ynë është që t'ia marrim pushtetin Serbisë në Kosovë, e ky pushtet është politik e sidomos ekonomik e tregtar”, tha Kurti per Radio Televizionin e Kosovës.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Piter Feith: Aksioni i Vetvendosjes dënmton Kosovën