Tiranë, vritet me armë efektivi i policisë
Një punonjës policie është vrarë me armë nga kolegu i tij mesditën e sotme në kryeqytet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë ku pranë efektivi i ndërhyrjes së shpejtë Bashkim Memia 40 vjeç është qëlluar me armë ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin në kohë rekord të autorit të ngjarjes.
Sipas policisë, u arrit të kapet autori i dyshuar i cili është shtetasi Gerti Domi, 40 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Objekteve Tiranë.
Nga hetimet paraprake, rezulton se konflikti midis dy punonjësve të policisë të jetë për motive të dobëta, ndërsa ngjarja ka ndodhur jashtë orarit të shërbimit.
I plagosuri Bashkim Memia u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku si pasojë e plagëve të marra nuk mundi të jetonte.
Aktualisht në bashkëpunim me Prokurorinë, po merret masa e arrestit në flagrancë për autorin e dyshuar për konsumim të veprës penale të “Vrasjes me dashje”.