BQE, Draghi: Ekonomia e Eurozonës edhe këtë vit e dobët
Ekonomia e Eurozonës do të mbetet e dobët edhe gjatë këtij viti, për shkak të pasigurisë dhe inflacionit deklaroi presidenti i Bankës Qëndrore Europiane, Mario Draghi. Kreu i këtij institucioni, theksoi në të njëjtën kohë se qeveritë duhet të shkojë përpara me planet e tyre shtrënguese fiskale.
Në një konferencë shtypi pas takimit të rregullt mujor te Këshillit Drejtues të Bankës Qëndrore Europiane presidenti Draghi deklaroi se rreziqet thelbësore për Eurozonën vazhdojnë të ekzistojnë në një mjedis të pasigurisë së lartë dhe ato lidhen kryesisht me intensifikimin e mëtejshëm të borxhit të eurozonës.
Sipas tij, inflacioni në Eurozonë ka të ngjarë të mbetet mbi 2 përqind për disa muaj. Ndërkohë, vende të Eurozonës të tilla si Italia dhe Spanja kanë arritur përsëri të marrin pak frymë. Të dyja shtetet kanë siguruar për të parën herë sivjet në tregjet financiare shuma të reja parash dhe atyre u duhet të paguajnë në këmbim norma interesi shumë më të ulëta sesa në javët dhe muajt e mëparshëm.
Vëzhguesit e vlerësuan këtë si sinjal pozitiv në krizën evropiane të huave. Me obligacionet shtetërore afatmesme Spanja mori pothuajse dhjetë miliardë euro hua, dyfishin e kapitalit të synuar. Italisë iu desh të paguante vetëm sa gjysma e normës së interesit, që paguante së fundi. Për letrat me vlerë njëvjeçare norma e interesit ishte 2,7 për qind, pas gati gjashtë për qind në dhjetor.
(el.me/news24/BalkanWeb)