Kuçovë, gjendet i vrarë 24-vjeçari

Një i ri është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm në Kuçovë.
Ervis Mara 24 vjeç është gjetur i vrarë sot në fshatin Kozare në rrethana ende të paqarta.
Dyshohet se i riu është vetëvrarë me armë por policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.