Tragjedia në Norvegji, një 17 vjeçare nga Kosova mes të zhdukurve
PRISHTINE- Në ngjarjen tragjike në ishullin Utoja afër kryeqytetit të Norvegjisë, kur të paktën 86 persona kanë humbur jetën nga plumbat e norvegjezit Andres Breivik, nuk dihet ende për fatin e disa të rinjve të cilën të premten ishin në ishull. Në mesin e të pagjeturve është edhe e reja 17-vjeçare Lejla Selaci, nga babai kosovar dhe nëna norvegjeze. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës konfirmon lajmin.
Në momentin e shpërthimit të bombës, 17-vjeçarja me prejardhje nga Mitrovica, ishte në një delegacion në Konventën e të Rinjve në ishullin Utoja.
"Autoritetet norvegjeze kanë konfirmuar zyrtarisht lajmin tek ambasadori i Republikës së Kosovës në Suedi, Lulzim Peci" ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Artan Behrami, citon e përditshmja kosovare Exrpess.
Lejla Selaci kishte nënshtetësi norvegjeze. Ajo jetonte me familjen në qytetin Fredrikstad, ndërsa vijonte mësimet në shkollën “Borge Ungdomsskole”
Raportet e Policisë norvegjeze flasin se katër deri pesë të rinj janë ende duke u kërkuar, por nuk ka asnjë informacion për ta.
Kryqi i Kuq norvegjez njoftoi se kërkimet do të vazhdojnë, por se mundësitë për të gjetur të mbijetuar tani janë minimale. Sipërfaqja në ishull është kontrolluar e tëra, dhe kërkimet janë përqendruar në ujrat rreth ishullit.
Miqtë e 17-vjeçares së humbur kanë krijuar një faqe të veçantë në Facebook, ku japin mesazhet më të fuqishme dhe shprehin dëshirën e tyre që Lejla të jetë gjallë!
Ndërkohë në kampin e të rinjve në ishullin Utoja ndodhej edhe një i ri tjetër kosovar, i cili ka shpëtuar. “Egzon Belegu ka marrë lëndime shumë të lehta”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Behrami.
Ambasadori Peci thuhet se është në kontakt të vazhdueshëm me dy familjet kosovare, me qëndrim në Norvegji, të prekura nga kjo tragjedi.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera Novergjia në heshtje për viktimat, Breivik sot para gjykatës