E Diel, 1 Nëntor 2026

Albin Kurti dënohet 9 muaj burg, lirohet pasi ka kryer dënimin

“Human Rights Watch”, i kerkoi EULEX-it qe të nisë një hetim të pavarur mbi operacionin e policisë së Kosovës më 12 qershor, gjatë të cilit njësitet e posaçme të policisë duket se kishin përdorur forcë të tepruar. “Operacioni kishte filluar si përpjekje për të arrestuar, Albin Kurti, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në komunikatë. “Ky episod, një pjesë e të cilit është xhiruar edhe me kamerat, ka filluar pas një takimi me gazetarëtë, në të cilin Kurti paralajmëroi synimet e këtij grupi për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

”Pamjet e këtij operacioni e bëjnë atë shqetësuese”, deklaroi Human Rights Watch. Organizata kerkon një hetim te pavarur mbi këtë incident dhe e cileson thelbësor për të garantuar kredibilitetin e policisë dhe për të mbrojtur sundimin e ligjit. ”Policia e Kosovës duhet të përgjigjet në shumë pyetje serioze rreth këtij operacioni të arrestimit. Policia duhet të hapë edhe një hetim të sajin të brendshëm, por një shqyrtim i pavarur është gjithashtu jetësor për transparencën dhe llogaridhënien”, thuhet ne deklarate.

Alsat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›