Artistët mbështesin ligjin e ri për artin

Ligji per artin skenik tashme ndryshon ne ligjin per artin, duke perfshire brenda tij dhe dy institucionet: Cirkun Kombetar dhe ate te Estrades nen emertesen Teatri Kombetar i Komedise. Nepermjet ketij ligji, Ministria e Kultures do te merret vetem me hartimin e politikave, ndersa projektet kulturore do ti kalojne Qendres Kombetare te Artit. Gjithashtu eshte parashikuar per institucionet e teatrove ne rrethe se 30% nga granti i bashkive per kulturen do ti kaloje atyre.
"Ne ligjin per artin qe ne miratojme mendohet te ngrihet Qendra Kombetare e Artit, nje qender qe e thene shume sinqerisht, do te shpetoje ministrine nga nje aktivitet qe ka te beje me ndarjen e projekteve kulturore. Ministria per vitin 2011 do te merret kryesisht me hartim politikash dhe monitorim te ketyre politikave. Ne kete ligj jemi munduar te rregullojme dhe nje raport tjeter te veshtire qe ekzistojne mes njesise se qeverisjes vendore dhe teatrove te rretheve qe kane nje tradite. Nje menyre e mbeshtetjes se tyre do te ishte qe me ligj qeveria te detyroje qeverisjen vendore qe 30 per qind te grantit te kultures te kaloje per teatrot e rretheve", beri te ditur Ferdinand Xhaferraj, minister i Kultures.
Artistet vleresojne se me ngritjen e Qendres Kombetare te Artit nuk do te kete me monopol te institucioneve dhe artisti do te jete shume me i lire. "Me kete lloj reforme gjithe ketij blloku administrativ dhe burokratik i krijohet oponenti dhe kundershtari me i rrezikshem. Nje artist i lire nepermjet ketij sistemi te lire mund ta konkurroje fale te drejtes per te perdorur fonde publike me qellim te produktit", tha Xhevdet Ferri, aktor. Ndersa regjisori Gezim Kame tha se ky ligj duhet te shoqerohet me nje ligj te fuqishem te sponsorizimeve pasi fondi i shtetit eshte i percaktuar.
Vilma Masha < I mëparshmi