E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beograd, konfirmohen dënimet për masakrën e Podujevës

Gjykata e apelit ka hedhur poshtë ankesat e ish-pjesëtarëve të njësisë famëkeqe paramilitare "Skorpionët". Ajo konfirmoi dënimet e një viti më parë të gjykatës serbe për krime lufte, nga 15 deri në 20 vjet burg.

Dragan Mediç dhe Dragan Borojeviç janë dënuar me nga 20 vjet burgim, ndërsa Miodrag Sholaja me 15 vjet. Ndërkohë, është pezulluar aktgjykimi për Zhelko Gjukiçin, i cili ishte i dënuar me 20 vjet burgim, ndërsa lënda është kthyer në rigjykim.

Masakra e Podujevës ishte një nga mizoritë më brutale gjatë luftës së viteve 1998 -99 në Kosovë, ku janë vrarë edhe pleq e fëmijë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›