E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohen hetimet për dy varrezat masive në Maqedoni

Varrezat e dyshuara ndodhen pranë bregut të lumit Lepenc në zonën afër kufirit me Bllacën. Siç raportohet nga mediat shqiptare në Maqedoni, kërkesa e Prishtinës për hulumtimin e këtyre varrezave është bllokuar me kërkesë të presidentit serb Boris Tadiç, i cili zhvilloi një vizitë jozyrtare javën e kaluar në Shkup.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme maqedonase, Petar çulev ka theksuar se një kërkesë e tillë është çështje komplekse dhe e rëndë, nëse ekziston me të vërtetë. Lidhur me këtë është paralajmëruar edhe një komision i përbashkët për inspektimin e rajoneve ku ka sinjalizime për praninë e dy varrezave të tilla.

Kërkesa për hulumtimin e varrezave masive në Maqedoni pasoi pas një takimi midis ministrit të Drejtësisë së Kosovës, Haki Demolli me ambasadorin e Maqedonisë në Prishtinë, Stojan Karajanov.

Në dy varrezat masive që janë në zonën kufitare të Maqedonisë me Kosovën, janë varrosur viktimat e vrarë dhe masakruara nga forcat serbe të rajonit të Kaçanikut, Ferizajit dhe zona të tjera përreth, gjatë luftës së vitit 1999.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›