Bale nuk mendon për Realin

Nga Express më 12 prill 2011 në ora 17:32
Në prag të ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Tottenhamit dhe Real Madridit, Gareth Bale është kthyer të flasë për të ardhmen e tij.
Futbollisti uellsian thotë se momentalisht është i koncentruar tek sezoni i klubit londinez dhe se do të flasë për të ardhmen e tij pas përfundimit të sezonit.
“Momentalisht jam mirë në Tottenham. Dëshiroj ta ndihmoj këtë skuadër. Nuk e di nëse një ditë do të luaj në Real Madrid”, deklaroi futbollisti i krahut të majtë të Tottenhamit.