E rrahin regjistruesen
Nga Express më 12 prill 2011 në ora 11:10
Në policinë e Pejës, një femër, shqiptare, shtetase e Kosovës, ka njoftuar organet e rendit se në rrugën “Selmon Morina” në këtë qytet, një person e ka sulmuar fizikisht.
Viktima ishte zyrtare për regjistrimin e popullsisë dhe ishte sulmuar nga një person tek i cili ajo kishte shkruar për të kryer regjistrimin.
Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.