Albin Kurti katër orë në burg në Maqedoni
Shkup-Kreu i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti është arrestuar nga policia maqedonase, rreth orës 19:30 të martës, në pikën kufitare të Bllacës. Kurti është liruar pas katër orësh arrest. Policia nga ana e saj nuk bëri të ditur asnjë arsye për ndalimin e Kurtit, duke u shprehur se gjithçka do ta bëjë të ditur të mërkurën (sot). Arsyetimi që i është dhënë një aktivisti i cili po e shoqëronte, ishte se Kurti do të mbahej dhe do të merrej në pyetje nga inspektorët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, për të verifikuar kalimin e tij në territorin e maqedonas.
Organizata “Vetëvendosje” në një komunikatë për shtyp kërkoi lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Albin Kurtit. “Veprimi i shtetit të Maqedonisë tregon fytyrën e vërtetë të pushtetit antishqiptar maqedonas, që fillon me diskriminimin institucional të shqiptarëve mbi baza kombëtare, dhe shkon deri te arrestimi dhe i atyre shqiptarëve të cilët punojnë që kjo shtypje të marrë fund” thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes. Albin Kurti ka qenë në krye të mjaft protestave të zhvilluara në Kosovë, veçanërisht kundër pranisë ndërkombëtare.