Kosova bëhet anëtare e FMN-së
Uashington -Kosova është bërë pjesë e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Nga 185 vendeve anëtare të këtij institucioni të rëndësishëm, afro 100 prej tyre kanë votuar pro anëtarësimit të Kosovës. Rezultatet e votimit do t’i paraqiten sot Bordit të Drejtorëve Ekzekutivë, ndërsa zyrtarisht pranimi do të bëhet i ditur të premten.
Në një konferencë për media, Ministri i Ekonomisë Ahmet Shala dje bëri të ditur se anëtarësimi i Kosovës nuk do të ketë drejtpërdrejt pagesë të menjëhershme prej 65 milionë eurosh në FMN duke theksuar se Kosova mund të tërheq kredi të buta nga FMN-ja.
Po ashtu ministri Shala ka deklaruar që Kosova që nga momenti i konfirmimit do të jetë anëtare e barabartë me të gjitha shtetet tjera në FMN. Shala vlerësoi se anëtarësimi i Kosovës në FMN është parakusht për anëtarësim në çdo institucion tjetër financiar ndërkombëtar. Sipas tij anëtarësimi në fond hap dyert për anëtarësim edhe në Bankën Botërore. /rtk/start