Irak, vriten mbi 30 anëtarë të organizatave terroriste
Bagdad - Më tepër se 30 militantë të organizatave terroriste në Irak janë vrarë nga forcat e sigurisë. Operacioni ushtarak u ndërmor në provincën e Diyalas, e cila njihet si një nga më të trazuarat në këtë vend.
Policia irakiane ishte e angazhuar prej pesë ditësh në një operacion të masiv kundër militantëve të al-Kaidës dhe grupeve të tjera terroriste në Diyala. Koloneli Salam Ahmed Najim deklaron se 31 militantë të këtyre organizatave janë vrarë vetëm ditën e djeshme. Ndërkohë, janë arrestuar mbi 30 persona që prej fillimit të operacionit.