Sejdiu niset për në forumin ekonomik në Stamboll
Prishtinë - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, ka udhëtuar sot nga Aeroporti i Prishtinës për në Stamboll të Turqisë, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Euro-Aziatik, në të cilin do të ketë një nga fjalët kryesore. Në këtë forum do të marrin pjesë edhe kryetarë shtetesh, ish-kryetarë dhe përfaqësues të qeverive të vendeve të ndryshme dhe këtë Presidenti Sejdiu e ka quajtur si mundësi për t’i njoftuar ata për zhvillimet tona dhe për vizionin tonë për ecje të mëtejshme.
Ai tha se do të shfrytëzojë takimet gjatë kësaj vizite që të nxisë edhe vendet që nuk e kanë njohur ende Republikën e Kosovës për ta njohur atë, natyrisht duke respektuar qasjen dhe vullnetin e tyre.
“Besoj se në ditët në vijim do të kemi edhe njohje të tjera. Ato nuk do të ndalen. Është në çdo shtet sovran që të vendosë për momentin që ata e zgjedhin. Për ne ka qenë shumë me rëndësi që Arabia Saudite e ka marrë vendimin për njohje dhe do të jetë një vendim që do të ketë nxitje dhe influencë të veçantë edhe në vendet tjera, posaçërisht te vendet e Konferencës Islamike”, theksoi Presidenti Sejdiu.