E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teodosije viziton komunën e Deçanit

Nga Express më 25 qershor 2011 në ora 17:38

Krerët e Manastirit të Deçanit kanë thyer akullin dhe kanë pranuar të takojnë drejtuesit shqiptarë të Komunës.

Delegacioni i Manastirit të Deçanit, në përbërje Peshkopi Teodosije, Ati Sava dhe Murgu Nifont, janë pritur në zyrën e tij nga kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj.

Takimi është ndërmjetësuar nga ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Sverre Johan Kvale.

Në deklarimin për media pas takimit, palët janë pajtuar të bashkëpunojnë. ”Të gjitha palët kanë shprehur vullnetin e tyre për të hapur një faqe të re në marrëdhëniet mes komunës dhe manastirit, në frymë të paqes, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, për të mirën e qytetarëve të Deçanit” thuhet në komunikatën për media të Ambasadës Norvegjeze, transmetojnë mediat.

Ky është takimi i parë i këtij lloji mes autoriteteve fetare të Manastirit dhe krerëve të Komunës së Deçanit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›