E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush e bën njeriun të lumtur? I pari seksi, pastaj sporti

TIRANE-Kryerja e marrëdhënieve midis partnerëve është aktiviteti që konsiderohet si dhënësi më i madh i lumturisë, sipas një sondazhi.

Të bërit seks duket se është gjëja që bën njerëzit më të lumtur. Gjithmonë është ditur se ishte një gjë shumë e kënaqshme, por nuk mund të mendohej se mund të entuziazmonte aq shumë njerëzit, sa për të qëndruar në vendin e parë të pëlqimit. Këtë e ka pohuar një sondazh i kryer midis 45 mijë zotëruesve të një aplikacioni të posaçëm në “iPhone”, që ka zbuluar se mënyra e preferuar për t’u ndjerë mirë është kryerja e marrëdhënieve seksuale me partnerin.

Seksi është sigurisht një pikë bashkimi. Të bërit dashuri është padyshim aktiviteti që konsiderohet si dhënësi më i madh i lumturisë, aq sa është votuar me një +12.9 %. Më pas renditet praktikimi i sportit (6.5%), në të njëjtin nivel me vajtjen në kinema, ose në një koncert muzikor. Fundja janë vërtet kënaqësitë e vogla të jetës që i bëjnë ditët të jashtëzakonshme… Ndërsa 5 më të këqijat kanë qenë puna dhe studimi (-1.9%), udhëtimet e punës (-2%), kurimi për shëndetin (-4), mbajtja e radhës) dhe qëndrimi me detyrim në shtrat për shkak të ndonjë sëmundjeje (-19.7). 

Sondazhi zgjati rreth një vit dhe u mblodhën rreth 3 milionë deklarata. Ndërkohë që ndër situatat më të lumtura mund të përmenden Krishtlindjet (saktësisht ora 13:50 kur mblidhen për drekën) dhe data 31 dhjetor, ndonëse ky i fundit nuk është moment edhe aq i gëzueshëm për të gjithë. Fakt kurioz është se në veçanti britanikët kanë kurorëzuar 29 prillin 2011 si ditën më të lumtur, pikërisht atëherë kur Kate e William u martuan dhe çifti doli në ballkon për të shkëmbyer një puthje pikërisht para popullit në festë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›