E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti Evropian kërkon zgjedhje të reja në Rusi

STRASBURG-Parlamenti Evropian kërkoi sot organizimin e zgjedhjeve të reja të lira dhe të rregullta në Rusi, për shkak të parregullsive të shumta konstatuar gjatë zgjedhjeve legjislative të 4 dhjetorit.

Në një rezolutë, miratuar në Strasburg një ditë para samitit BE-Rusi në Bruksel, Parlamenti kërkoi që të zhvillohen zgjedhje të reja dhe të rregullta pas regjistrimit të të gjitha partive politike të opozitës.

''Zhvillimi i zgjedhjeve tregoi se Rusia nuk ka respektuar normat zgjedhore të OSBE-së'', sipas parlamentarëve, të cilët denoncuan mbushje të kutive, votime të shumëfishta dhe disa arrestime të militantëve të opozitës, të cilët tentuan të manifestonin ditën e zgjedhjeve dhe ditët në vazhdim.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›