Bashkia Kamez me Bashkine Kemalpasa te Izmirit
Bashkia e Kamzes ka nenshkruar nje marreveshje binjakezimi me Bashkine Kemalpasa ne Turqi. Ne pranine e dy kryebashkiakeve Xhelal Mziu dhe Ridvan Karakayali ky binjakezim erdhi si frut i perpjekjeve punes dhe angazhimeve te shumta qe stafet e te dyja bashkive paten dhe realizuan njera me tjetren. Nga ana e tij Karakayali tha se ishte teper i lumtur qe Bashkia Kemalpasa do te nenshkruaje marreveshjen e binjakezimit me Bashkine Kamez ne Shqiperi. Te binjakezuar ne do te jemi me afer se kurre qe te punojme se bashku ne shtrirjen sa me te gjere te marredhenieve tona - u shpreh ai. Ndersa Mziu pasi falenderoi te gjithe pjesemarresit e pranishem ne salle tha se kjo marreveshje e binjakezimit shenon jo vetem mbajtjen e marredhenieve te perhershme midis dy vendeve por sidomos ne realizimin dhe ne permbushjen e objektivave te perbashket per shkembim te stafeve trajnimin e tyre aplikimin per projekte te perbashketa ne Komisionin Evropian si dhe ne aktivitete kulturore artistike. Nenshkrimi i ketij akti binjakezimi shenon nje moment tjeter te rendesishem per Bashkine Kamez dhe per gjithe komunitetin e saj.