Albinot Bekaj në prova te Napoli
Klubi italian Napoli ka filluar të punojë rreth së ardhmes dhe ka marrë në prova nga HJK Helsinki sulmuesin e ri kosovar Albinot Bekaj, kanë njoftuar mediet italiane të premten.
Skuadra nga San Paolo synon krijimin e një projekti që mund të zgjatë për shumë vite në kërkim të sukseseve.
Ata nuk bëjnë plane vetëm për të ardhmen e afërt, por edhe për periudhë afatgjate. Napoli ka filluar të vlerësojë Bekajn dhe së shpejti do të vendosë rreth mundësisë së blerjes së tij.
I lindur më 1993, Bekaj tashmë ka zhvilluar prova në disa prej skuadrave të mëdha evropiane, përfshirë Chelsea, Tottenham e Celtic Glasgow, ndërsa thuhet se bëhet fjalë për një qendërsulmues të aftë për të realizuar 20 gola në sezon, por që është ende shumë i ri dhe duhet të zhvillohet.
Mediet italiane Bekajn e kanë përshkruar si një futbollist të talentuar, i cili ka çmim të përballueshëm për Napolin. Për ta marrë në prova, Napoli thuhet se ka mposhtur konkurrencën e disa klubeve rivale nga Serie A.