E Shtunë, 31 Tetor 2026

Newcastle-Sunderland, më i madh se Inter-Milan

Mbrojtësi i Newcastle Unitedit, Davide Santon beson se rivaliteti mes klubit të tij dhe Sunderlandit është më i madh se ai mes Interit dhe Milanit në Serie A.

21 vjeçari braktisi Nerazzurrët duke iu bashkua Newcastles më 2011, dhe është i mendimit se ndeshja e Tyne-Wear është më e madhe se Derby Della Maddonina. “Derbi i Milanit është ndeshje shumë e rëndësishme”, deklaroi Santon për BBC Newcastle.

“Por, jo sikur Newcastle-Sunderland. Ky është një rivalitet edhe më i madh, të gjithë mendojnë për këtë takim, është fantastike”, u shpreh ai para duelit të së dielës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›