E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albitrat kundër Mourinjos

Nuk i dëshironte këtu në Itali dhe jo më në Spanjë. Rraporti i Hoze Murinjos me arbitrat vazhdon të jetë shumë i komplikuar.Objektivi i fundit i trajerit portugez ka qënë Perez Lasa gjyqtari i ndeshjes Real Madrit -Almeria. Xhaketave të zeza në Spanjë tashmë i ka ardhur në majë të hundës sjellia e Murinhos dhe i kanë kërkuar në mënyre zyrtare hapjen e një procesi disiplinor ndaj ish trajnerit të Interit. Këtë here asnjanësit në Spanjë nuk ka ndërmend ta kolojnë vetëm me heshtje fyerjet e Murinjos,i cili tashmë është kthyer në një faktor shqetësues si në rastin e gjyqtarit Peres Lasa i cili nën këndvështrimin e Murinhos i ka mohur tre pikët në sfidën kundër Almerias.Në minutën e 93 Reonaldo ekzekutoi një goditje dënimi i cili u ndal me dorë nga barikata por gjyqtari Perez akordoi sërisht goditje dënimi e jo 11 m. Ky episod mjaftoi që Murinho të shpërthente kundër Perez Lasas duke u shprehur. “E njoh këtë gjyqtar që nga vitit 1996 dhe nuk ka ndryshuar aspak, shpresoj që në ndeshjet e kthimit të mos na drejtojë as neve e as Barcelonës” theksoi Mourinjo. Një shpërthim ky i Murinhos i cili në Spanjë nuk njihej si metodë dhe ka mjaftuar që drejtuesit e Ligës të lëvizin. Një vit më parë të njëjtin fat por për diçka më të vogël e kishte dhe Pep Gurdiola i cili po në të njëjtën sfidë Almeria- Barca,por i gjykuar nga një tjetër arbitër ishte drejtuar duke i thënë gënjeshtar. Në atë kohë Gurdiola u gjobit me 15 mijë euro por me disa lehtësime pagoi 1.500 euro ,për Murinhon parashikohen ditë edhe më të vështira.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›