E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana synon ta sjellë Behramin në Galatasaray

Nga Express më 19 janar 2011 në ora 12:38

Derisa bisedimet ndërmjet West Hamit dhe Fiorentinës për transferimin e Valon Behramit në stadiumin Artemio Franchi po vazhdojnë, gjiganti turk Galatasaray ia ka vërë syrin mesfushorit kosovar.

Gazeta e përditshme sportive turke Fotomac shkruan se Galatasaray, sikurse në fillim të sezonit, kërkon ta transferojë yllin e West Hamit, Valon Behramin. Sipas kësaj gazete, gjiganti turk ka hyrë në garë për t’i siguruar shërbimet e 25 vjeçarit.

“Futbollisti kosovar i Galatasarayt, Lorik Cana, ka marr për detyrë ta bind Valon Behramin për transferimin në Stamboll”, shkruante të martën Fotomac.

West Ham dhe Fiorentina kanë filluar bisedimet për reprezentuesin zviceran para disa dite, por ende nuk është arritur një marrëveshje.

Klubi nga Premierliga për shitjen e futbollistit ka kërkuar 5 milionë euro, por klubi italian nuk ka ofruar më shumë se 3.5 milionë euro, prandaj edhe transferimi nuk është realizuar ende. Por, sipas medieve italiane, dy palët janë afër marrëveshjes rreth një shume për 4 milionë euro.

Cana do të luaje qendërmbrojtës

Mesfushori kosovar Lorik Cana, në pjesën e dytë të kampionatit turk, do të luajë qendërmbrojtës pas paraqitjeve të mira në ndeshje miqësore, raportojnë mediet turke.
"Ti je futbollisti im më i mirë në mbrojtje", mësohet t’i ketë thëne Hagi futbollistit kosovar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›