E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tevez: Pas Botërorit mund të tërhiqem

Karlo Tevez (25 vjeç) mund të lërë futbollin. Nuk është fantazi, por realitet. Këtë e ka deklaruar sulmuesi i Mançester Sitit për shtypin argjentinas: "Jam paksa i lodhur nga bota e futbollit. Dua të shijoj paksa jetën me familjen time dhe prandaj kam shumë dëshirë të tërhiqem. Ky është një mendim që më kalon në kokë, të tërhiqem nëse do të fitoj Botërorin e Afrikës së Jugut, por kam ende dëshirë të kthehem të luaj te Boka Zhuniors". Tevez është lodhur nga ritmi i futbollit dhe nga stresi që i shkakton".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›