Vendorët socialistë, afat Berishës
Pesë dhjetori është afati i fundit i vendosur nga krerët e njësive vendore socialiste, që qeveria të tërhiqet nga cenimi i autonomisë së tyre, në të kundërt do të reagojnë me forma të tjera proteste. Krerë të bashkive dhe komunave, që drejtohen nga Partia Socialiste, protestuan dje para Kryeministrisë, duke vendosur qartë pesë kushte që duhet të plotësohen nga ekzekutivi deri më datën 5 dhjetor. Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, i cili drejtoi këtë protestë, tha se, nëse qeveria nuk i përgjigjet këtij apeli publik, atëherë do të ketë forma reagimi të tjera për ta bindur atë.
Vendorët e opozitës kërkuan nëpërmjet një apeli, i cili u nënshkrua para Kryeministrisë: anulimin e amendamentit për taksat vendore, anulimin e vendimit që i konsideron bizneset e vogla si të mëdha, aplikimin e taksave të ndara, kompensimin e të ardhurave nga përgjysmimi arbitrar i taksave të biznesit dhe dhënien fund të praktikës së granteve për nevojat e funksioneve vendore. Të gjitha këto vendime, sipas tyre, shkelin autonominë vendore ndaj qeveria duhet të tërhiqet sa më parë.
Kryebashkiaku i Tiranës, njëherësh edhe drejtuesi i Partisë Socialiste tha se qeveria po sulmon pushtetin vendor. "Në rast se Berisha vendos të miratojë vendimin që kalon biznesin e vogël në të madh, për të gjitha bizneset e vogla që bëjnë xhiro 5 milionë lekë, situata do të jetë dramatike", tha ai. Rama shtoi se vetëm në Tiranë, ky vendim "krejt i çmendur në kohën e një krize të tillë ekonomike, do të bënte që 3800 subjekte të kalonin më 1 janar nga biznes i vogël në biznes i madh dhe t‘i paguanin qeverisë 2-3 herë më shumë se sa gjatë vitit 2009, kur Sali Berisha u qante hallin se po vuanin nga barra fiskale e pushtetit vendor". "Bashkitë, vijoi kryebashkiaku, nuk u përgjigjen qytetarëve as për shërbimin elementar të pastrimit. Deri më sot prononcimet tona publike, shqetësimet tona të ngritura në emër të të gjitha komuniteteve, Kushtetutës, përgjegjësive tona kanë rënë në vesh të shurdhër. Në këtë apel publik, pyesim deri kur do të vazhdojë marrëdhënia e shkatërruar e pushtetit vendor me atë qendror. Nga paaftësia e qeverisjes, qytetarëve të Tiranës dhe jo vetëm, u shkaktohen gjithnjë e më shumë probleme. Qeveria nuk do dhe nuk di t‘i zgjidhë problemet. Ne kërkojmë angazhimin tuaj për plotësimin e pesë kushteve tona deri më 5 dhjetor".
Ai vuri në dukje se qytetet e Shqipërisë vuajnë sot e gjithë ditën probleme që duhet të ishin zgjidhur me kohë dhe që mbeten pa zgjidhur vetëm sepse qeveria as do e as di t‘i zgjidhë, duke e lënë lëmsh fillin e kompetencave në çdo fushë ku komunitetet vendore kërkojnë shërbime më cilësore dhe duke ia faturuar qytetarëve koston e panevojshme të keqmenaxhimit të ujësjellës-kanalizimeve, të keqmenaxhimit të ndërtimeve, me dhe pa leje, si dhe të procesit të legalizimeve etj., ku qeveria duhet të kishte hequr dorë me kohë nga futja e duarve drejtpërdrejtë. Kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini, kërkoi që bashkia e tij të marrë çfarë premton ligji dhe aspak më shumë. "Jemi këtu për të kërkuar atë që na kërkon ligji, që na jep ligji. I drejtohemi Kryeministrit të mos përshkallëzojmë protestat tona, por të na japë çfarë na jep ligji", tha ai. Ndërsa kryebashkiaku i Pogradecit vuri në dukje se në vitin 2010 kjo bashki do të ketë 35% të ardhura më pak. "Ne kemi të përgjysmuara sot taksat dhe kjo është një politikë populiste e Berishës. Bashkia e Pogradecit, në buxhetin 2010, do të ketë 35% të ardhura më pak. Do ketë miliona lekë më pak, më pak pastërti, më pak rrugë të ndërtuara, gjelbërim", u shpreh Artan Shkëmbi. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Pukës theksoi se "Berisha na premtoi katërfishim të buxhetit të lokaleve, por kjo nuk ndodhi, përkundrazi ne po varfërohemi".