Sot mblidhet komisioni, shqyrtohen mungesat në shkollë
Komisioni i ngritur posaçërisht për kontrollin e situatës së gripit në vend, veçanërisht të gripit të derrit, do të mblidhet sot për diskutime. Në këtë takim pritet të merren disa vendime, si për sa i takon dhënies së tamiflusë të gjitha rasteve të dyshuara, ende pa u dhënë rezultati i analizave, ashtu edhe për mbylljen e klasave apo shkollave të veçanta. Sipas urdhrit të dhënë dy muaj më parë për kontrollin e mungesave në klasë, komisioni do të shqyrtojë të gjitha shënimet e drejtorive të shkollave lidhur me mungesat e nxënësve në shkolla. Po ashtu pritet një raport lidhur me kontrollin epidemiologjik të bërë nga Instituti i Shëndetit Publik në shkollat e kryeqytetit, kopshte, institucione të tjera arsimore. Në rast se mungesat e nxënësve gjatë kësaj kohe do të jenë të konsiderueshme, atëherë pritet marrja e vendimeve alternative për klasa apo shkolla të veçanta.
Javën e kaluar, Ministria e Shëndetësisë sqaroi se dy shkolla në Tiranë dhe një tjetër shkollë në Mat kanë pasur numrin më të madh të të infektuarve nga gripi i zakonshëm dhe se janë evidentuar 11 mijë raste të reja të prekura nga viroza e stinës.
Në njërën nga shkollat e Tiranës u konfirmua një rast me AH1N1, ndërsa në Mat u konfirmuan nga ISHP 6 raste të reja me grip derri. Disa nga vendet e rajonit kanë marrë masa për mbylljen e përkohshme të shkollave në këtë situatë pandemie.
Ndërkohë që në vendin tonë autoritetet shëndetësore kanë sqaruar se më i rrezikshëm edhe se gripi i derrit, AH1N1, mbetet gripi i zakonshëm. Një pjesë e madhe e të prekurve nga gripi i zakonshëm, por edhe rastet e konfirmuara me AH1N1, janë kryesisht mosha të reja. Nisur nga kjo, ISHP ka kërkuar monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm për fëmijët nga 1-13 vjeç, ndërkohë që në "sitë" të inspektimeve do të jetë edhe Qyteti i Studentit.
L.Mixha