Bekham çon në finale Los Anxhelos Galaksin
Los Anxhelos Galaksi i Devid Bekham ka mundur me rezultatin 2-0, pas zhvillimit të kohëve shtesë, Dinamon e Hjustonit dhe ka siguruar kualifikimin për të shtatën herë në finalen e kampionatit e futbollit amerikanoverior, "Major Soçer League". Në finalen e Uestern League, skuadra kaliforniane ka triumfuar falë golave të mbrojtësit Berhalter, në një goditje dënimi të Bekhamit, dhe të Donovan nga pika e 11-metërshit. Galaksi do të përballet me fituesin mes Çikago Fire dhe Real Salt Lake.