Kosovë, PDK dhe LDK shpallin fitoren
Dy partitë më të mëdha, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike, aleate në qeverisjen e vendit, kanë shpallur mbrëmë marrjen e një rezultati pozitiv në zgjedhjet lokale që janë mbyllur dje me sukses. Zgjedhjet e para të organizuara pas pavarësisë kanë shënuar një pjesëmarrje jo të lartë, pak mbi 45% të gjithë qytetarëve të regjistruar, por duhet pasur parasysh se një pjesë e rëndësishme janë emigrantë jashtë vendit. Rezultatet paraprake do të shpallen sot në mëngjes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në një konferencë për shtyp, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili është dhe numri dy i PDK theksoi se kjo parti do të fitojë shumicën e komunave. Ndërkaq edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është shprehur i sigurt për fitoren e kandidatit për Prishtinën, Isa Mustafa dhe për rezultate pozitive në mbarë vendin.
Zhvillimi
Zgjedhjet e para demokratike të organizuara nga shteti i pavarur i Kosovës janë mbyllur pa incidente, por kanë shënuar një abstenim relativisht të madh nga qytetarët. Pjesëmarrja në zgjedhjet vendore të Kosovës, sipas të dhënave zyrtare, ka arritur shifrën e 45.36 përqindëshit, ose në shifra kanë votuar rreth 709362 qytetarë me të drejtë vote nga 1. 5 milionë të regjistruar në lista. Abstenimi i dukshëm tregon një normalitet demokratik në vend, ku qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë e përgjithshme për politikën në vend. Gjithsesi gjithçka është zhvilluar normalisht, përveç disa problemeve jo të mëdha të raportuara në të gjithë Kosovën. Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, tha se procesi zgjedhor është zhvilluar normalisht dhe pa probleme, të cilat do të mund të kishin ndikim në procesin zgjedhor apo në rezultatin e votimeve. Kreu i KQZ-së i cilësoi zgjedhjet si të suksesshme dhe si shans i mirë për Kosovën për t‘iu bashkangjitur integrimeve europiane. Lushta përkujtoi se suksesi i procesit zgjedhor nuk varet nga përqindja e pjesëmarrjes së votuesve në votime. "Për ne nuk është e rëndësishme sa votues kanë marrë pjesë në zgjedhje. Kryetarë të komunave zgjidhen kandidatët që marrin më shumë se 50 për qind të votave. Në balotazh shkojnë dy prej kandidatëve që në votimet e sotme fitojnë më së shumti vota", përkujtoi zonja Lushta. E pyetur lidhur me incidentet dhe parregullsitë eventuale që e kanë përcjellë procesin e votimit, Lushta tha se KQZ nuk është njoftuar për ndonjë parregullsi të tillë dhe përkujtoi se parregullsitë eventuale raportohen në Komisionin Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa (KZAP), i cili është organ i pavarur që merr vendime meritore për procesin zgjedhor. "Nëse ka pasur parregullsi ato do të raportohen në KZAP. Ne nuk kemi informacione se në vendvotime ka pasur parregullsi që kanë ndikim në mënyrë të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor". Komisioni Qendror Zgjedhor bëri të ditur se pothuaj të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë në të gjithë Kosovën. Kryetarja e këtij Komisioni, Nesrin Lushta, ka njoftuar se qendrat e votimit nuk janë hapur në veri të Kosovës. "Ne kemi planifikuar paraprakisht se, nëse ndodh një situatë e tillë, aty të hapen vendvotimet alternative ose të dërgohen ekipet mobile", tha Lushta, në një takim me gazetarët. Në zgjedhjet lokale, ku do të zgjidhet kryetari i komunës dhe këshilltarët komunalë, marrin pjesë 74 subjekte politike, nga to 34 subjekte politike shqiptare, 22 serbe, 7 boshnjake, 4 turke, nga dy ashkalie dhe të Malit të Zi, një e egjiptianëve, goranëve dhe romëve. Në zgjedhjet e djeshme, qytetarët votuan për kryetarë të 36 komunave dhe përbërjen e re të këtyre komunave.