"Albpetrol" nuk ka para për rrogat
Vonohen pagat për të gjithë punonjësit e kompanisë "Albpetrol". Shkak është bërë mungesa e fondit që duhet për të paguar të gjithë sektorët dhe ndërmarrjet vartëse të "Albpetrolit". Drejtuesit e kompanisë kanë dhënë shpresa për lëvrimin e fondit të pagave brenda pak ditësh, ndërsa mes naftëtarëve po qarkullojnë informacione se deri në muajin gusht nuk do të bëhet shlyerja e asnjë punëtori, për faktin se arka e "Albpetrolit" është boshatisur nga fushata elektorale.
Rreth 4800 naftëtarë që punojnë në këtë kompani shtetërore janë në pritje të pagës së tyre prej më shumë se 10 ditësh. Naftëtarët kanë shkuar gjatë këtyre ditëve pranë bankomatëve ku më parë kanë tërhequr pagat e tyre, por llogaritë kanë qenë të boshatisura. Pasi kanë konstatuar këtë, shumë prej naftëtarëve janë interesuar pranë sporteleve të bankave, ku u kanë thënë se kompania nuk e ka lëvruar ende fondin e pagave.
"Pagën duhet që ta kishim marrë që në fillim të muajit korrik. Bëhet fjalë për pagën e muajit qershor. Ajo ende nuk është hedhur. Unë vetë personalisht kam shkuar mbi katër herë te bankomati", thotë Pali, punonjës në sektorin e Zharrzës, që bën pjesë në Ndërmarrjen e Prodhimit të Naftës Patos.
Edhe naftëtarët e sektorit të Sheqishtes kanë të njëjtin shqetësim lidhur me vonesën e pagës. "Ne e kemi datën e marrjes së pagës në fillim të muajit, nga data 4 deri në 7 të çdo muaji. Sot data është 17 korrik dhe ende nuk e kemi marrë rrogën", tha dje Nuriu, një punonjës i sektorit të Sheqishtes.
Interesimi i punonjësve të naftës pranë bankave ka qenë i madh. Po ashtu naftëtarët kanë kërkuar të dhëna për pagat e tyre edhe te drejtuesit e ndërmarrjeve dhe të sektorëve. "Kemi shkuar, por nuk na kanë dhënë përgjigje pozitive. Madje, na kanë thënë që të shkojmë vetë pranë drejtorisë së ‘Albpetrolit‘ për të kërkuar pagat. Është për të ardhur keq se kemi vite në naftë, e nuk po arrijmë të përballojmë bukën e fëmijëve", thotë Mimoza, magaziniere pranë një prej sektorëve të kompanisë në fjalë.
Shpërndarja e pagave për të gjitha ndërmarrjet e "Albpetrolit" ka një grafik që nis nga ditët e para të muajit dhe shkon deri në datën 10. Tashmë ky limit përfundimtar ka 7 ditë që ka kaluar dhe asnjë dritë jeshile nuk duket për pagat e vonuara. Zyrtarisht në kompaninë "Albpetrol", drejtues të saj kanë pranuar jo vetëm vonesën e pagave për të gjithë punonjësit, por edhe se shumë shpejt, ndoshta brenda pak ditësh ky problem do të marrë zgjidhje. Drejtuesit e "Albpetrolit" nuk gjenden më në institucionin e tyre, pasi janë angazhuar prej muajsh në fushatë elektorale, por nëpërmjet informacionit që përcjellin nga vartësit e tyre nuk jepet asnjë shkak për këtë vonesë pagash. Ajo që pranohet nga drejtuesit e "Albpetrolit" lidhet me mungesën e fondit për përballimin e pagave të 4780 punonjësve. Mes naftëtarëve të papaguar prej javësh po qarkullon informacioni se "Albpetroli" do të përballet me krizën, pasi të ardhurat e kompanisë u vunë në funksion të fushatës elektorale. Naftëtarët shprehen po ashtu për rritje të numrit të punonjësve gjatë muajve maj dhe qershor, por së bashku me naftëtarët e vjetër, edhe "rekrutët" e rinj të fushatës po përballen me vonesën e pagave.
Nëndrejtori i kompanisë "Albpetrol", Vasillaq Ngresi, e ka fituar tashmë mandatin e deputetit, ndërsa drejtori Ylli Gjoni ishte kandidat i Partisë Republikane, por nuk mundi të fitonte. Kujtojmë se edhe muaj më parë, kompania "Albpetrol" ka qenë në krizë financiare për shkak të vonesës së shlyerjes së faturave nga pronarët e ARMO-s, të cilët kishin blerë sasi të mëdha nafte.