Korçë, skaneri i ri nuk funksionon
Skaneri i ri i montuar pak kohë më parë në qytetin e Korçës ende nuk ka nisur të punojë. Shkak është bërë defekti që ende nuk është gjetur nga specialistët. Edhe pse kjo aparaturë është montuar vetëm pak kohë më parë, përsëri ka pësuar defekt.
Edhe pajisja e vjetër e skanerit ka pësuar defekte të herëpashershme. Për një kohë të gjatë skaneri nuk ka punuar, ndërkohë që nuk është rregulluar dot as nga teknikët.
Edhe pse spitali ka blerë një pajisje të re, e cila zëvendësoi të vjetrën, ky aparat përsëri ende nuk është vendosur në punë.
Pacientët në të tilla kushte detyrohen të shkojnë për të kryer ekzaminimin në kryeqytet, në klinika private ose jashtë vendit.
Sipas drejtorit teknik, Edmond Skënderasi, një defekt i radhës ka nxjerrë jashtë përdorimit skanerin që u soll për të ndërruar pajisjen e vjetër që nuk funksiononte. "Po bëhen prova për ta vënë në punë skanerin e ri që është sjellë nga ana e firmës së kontraktuar, por aparati nuk funksionon dhe mendohet se ka një defekt në memorie. Megjithatë, ende nuk është evidentuar saktësisht problemi. Po kryhen edhe kontrollet teknike për të identifikuar shkakun. Po përpiqemi që këtë pajisje ta vëmë sa më shpejt në funksionim", sqaroi Skënderasi.