Shpërblim për mjekët e qendrave shëndetësore
Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka marrë vendimin për të shpërblyer mjekët e qendrave shëndetësore dhe personelin mbështetës. Duke u bazuar në punën e mjekëve dhe pikat e vendosura që kur ISKSH-ja mori në mbikëqyrje sistemin parësor, qendra shëndetësore e poliklinika, mjekët do të shpërbleheshin sipas disa kritereve. Kështu, në bazë të kushteve të reformës në shëndetësi, mjekët do të shpërbleheshin në bazë të punës dhe performancës. Për këtë pikë, ISKSH-ja ka vendosur për mjekët një pagë shpërblim. Përfitojnë rreth 9 mijë mjekë, infermierë e staf mbështetës. Nisur nga treguesit e mirë të performancës, punonjësit e qendrave shëndetësore në të gjithë vendin përfitojnë deri në një pagë shpërblim për 6-mujorin e parë të vitit. Pas rritjes së pagave deri në 17 për qind për mjekët e familjes dhe deri në 21 për qind për specialistët, e cila hyri në fuqi që nga 1 maji 2009, punonjësit e qendrave shëndetësore përfituan shpërblimin e mesvitit, i cili është shpërndarë në mbi 200 qendra shëndetësore në vend dhe është në proces shpërndarjeje në qendrat e tjera. "ISKSH-ja është e vendosur të vijojë politikën e stimulimit të stafit mjekësor bazuar në punën dhe performancën e tyre, duke pasur në këtë mënyrë në fokus pacientin dhe shërbimin ndaj tij", u shpreh drejtoresha e kujdesit shëndetësor, Elvana Hana. Nga ky shpërblim përfitojnë mjekët e familjes, mjekët specialistë, infermierët dhe i gjithë personeli mbështetës. Brenda buxhetit të përcaktuar nga ISKSH-ja për qendrat shëndetësore, vetë qendrat kanë pasur mundësi të shpërndajnë deri në 1 pagë mujore sipas realizimit të treguesve të performancës për çdo qendër. Përfitojnë rreth 9 mijë veta personel shëndetësor, në shërbimin shëndetësor parësor.
Paga për mjekët në shërbimin shëndetësor parësor varion nga 46 mijë lekë të reja në 78 mijë lekë, ndërsa për personelin mbështetës nga 22 mijë deri në 28 mijë lekë.
Fondi në total i akorduar nga ISKSH-ja në buxhetin e qendrave shëndetësore për shpërblimin e 6-mujorit është 290 milionë lekë të reja.
Paga për mjekët në shërbimin shëndetësor parësor varion nga 46 mijë lekë të reja në 78 mijë lekë, ndërsa për personelin mbështetës nga 22 mijë deri në 28 mijë lekë.
Fondi në total i akorduar nga ISKSH-ja në buxhetin e qendrave shëndetësore për shpërblimin e 6-mujorit është 290 milionë lekë të reja.