Lushnjë, nis puna për ndryshimin e qendrës
Qyteti i Lushnjës shumë shpejt do të ketë një pamje ndryshe. Prej disa ditësh ka nisur puna për rikonstruksionin e qendrës së qytetit. Është Bashkia e Lushnjës ajo që me një fond prej 8 milionë lekësh ka realizuar një projekt për ndryshimin e qendrës, e cila ka si rrugë kryesore një segment me asfalt të shtruar 40 vjet më parë.
Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Albert Sanxhaku, i cili e konsideron të vonuar këtë ndërhyrje, që sipas tij duhej të ishte realizuar shumë vite më parë. Ajo që vlen të vlerësohet ka të bëjë me faktin se projekti ka parashikuar edhe ruajtjen e traditave të vlerave historike të kësaj qendre myzeqare.
Sipas drejtorit të shërbimeve publike pranë Bashkisë së Lushnjës, Ardian Suku, për këtë investim është bërë studim i plotë për ruajtjen e traditave të qytetit. "Vlera e investimit është 8 milionë lekë të rinj dhe në të përfshihet edhe shtrimi me pllaka dhe riparimi total i trotuareve të qendrës së Lushnjës, rrjeti inxhinierik i kullimit të ujërave të bardha, sistemi i ndriçimit, si edhe disa shërbime të tjera ndihmëse në këtë drejtim", tha Suku. Ndërsa kryetari i bashkisë, Albert Sanxhaku, shpjegoi se "nga ana e studios përkatëse të projektimit është mbajtur parasysh në këtë rehabilitim ruajtja e vlerave historike dhe e traditave të qytetit të Lushnjës".
Puna për ndryshimin e qendrës së Lushnjës ka disa ditë që ka filluar dhe që në fillim është larguar shtresa e asfaltit, që qëndronte aty e hedhur 40 vjet më parë. Sheshi është projektuar të shtrohet i gjithi me pllaka dekorative, ndërsa do të bëhet sistemi i trotuareve, ndriçimi, si dhe do të ndërtohen dy lulishte. Ky është një nga investimet më të mëdha të Bashkisë së Lushnjës gjatë 10 viteve të fundit.