E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi: Çfarë kërkojmë nga qeveria e re

Kur kanë mbetur edhe dy muaj nga krijimi i qeverisë së re, biznesi ka nxituar të bëjë të ditur edhe një herë kërkesat për rishikimin e disa politikave fiskale. Kësaj here ka qenë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, që në konferencën e djeshme për shtyp, paraqiti disa kërkesa në drejtim të ndryshimit të disa taksave, por edhe ndaj çështjeve të tjera. Në pritje për t‘u ///////mandatar deputet për katër vitet e ardhshme, kryetari i Dhomës së Tregtisë, Gjokë Uldedaj, theksoi nevojën që kanë bizneset për marrjen e disa masave, të cilat mund të frenojnë impaktin negativ të krizës ekonomike. Biznesi kërkon nga qeveria e re që të hiqet ose reduktohet përdorimi i referencave doganore si dhe procedura më të thjeshta në pagimin e TVSH-së, konkretisht duke e përshkallëzuar atë. "Biznesi ka pritshmëri të lartë nga qeveria e ardhshme, sidomos për sa i takon ndryshimeve në sistemin fiskal,//////// lehtësirave në pagimin e taksave", tha Uldedaj. Po dje, një tjetër përfaqësi në mbrojtje të biznesit, Konfindustria, propozoi heqjen ose shtyrjen e TVSH-së, për makineritë dhe pajisjet, nisur nga fakti se importi i tyre ka rënë ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar.

Situata

Prej kohësh organizata të ndryshme në mbrojtje të interesave të bizneseve i kanë bërë thirrje qeverisë që të ndryshojë disa vendime dhe ligje që pengojnë ecurinë normale të aktivitetit privat. Mbledhja e përgjithshme e Asamblesë së Dhomës së Tregtisë doli me një paketë antikrizë, ku renditeshin rreth 13 pika. Tashmë i mbetet qeverisë së re, dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, që t‘i japë zgjidhje një sërë problemeve. "Ajo çfarë sot kërkojmë nga qeveria e re që do të votohet nga Parlamenti i ri janë një sërë kërkesash që do të lehtësonin jetën e biznesit në këtë periudhë, ku kriza ndërkombëtare mbetet njëlloj e pranishme në tregje.

Propozimet

Bizneset duan të kenë një përshkallëzim të TVSH-së sipas produkteve dhe shërbimeve. Kjo kërkesë konsiston së pari në heqjen e TVSH-së për importin e makinerive prodhuese dhe atyre të mekanikës bujqësore, dhe të paguhet TVSH vetëm në rastin e rieksportimit të këtyre makinerive. Së dyti të ulet TVSH për importin e makinerive për përdorim në industrinë e ndërtimit dhe vlera e kësaj TVSH-je të paguhet me këste të zgjatura. Nisur nga situata me kreditë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, kërkon nga Banka e Shqipërisë të konsiderojë mundësinë e uljes së normës së interesit, duke e bërë më të lehtë përballimin e kredisë nga biznesi, pasi tashmë presionet inflacioniste janë më të pakta. "Po në këtë linjë, qeveria duhet të mbyllë sa më shpejt procesin e legalizimit, pasi kështu futen në treg më shumë asete që mund të lihen peng dhe për rrjedhojë të rrisin mundësinë e kreditimit të operatorëve ekonomikë", ishte njëra nga kërkesat. Referenca doganore vazhdon të mbetet problem serioz për biznesin, aq sa kërkesa për heqjen e tyre nuk mungon në asnjë takim apo dalje publike. "Siç e përcakton edhe ligji, kontratat janë kriteri i parë i cili duhet ndjekur për zhdoganimin e një malli", u shpreh Uldedaj.

Konfindustria

Rënia e importit për makineri dhe pajisje, treguesi kryesor për investimet në vend, ka sjellë shqetësimin e bizneseve industriale, të përfaqësuara nga Konfindustria. Sipas tyre, qeveria duhet të marrë sa më shpejt masat lehtësuese fiskale, në mënyrë që të nxisë vijimin dhe rritjen e importeve për makineritë dhe pajisjet. "Nëse një dukuri e tillë mjaft shqetësuese vazhdon, jo vetëm kemi vërtetim të krizës së tashme, por çka është më e rënda krijon kushtet për uljen e efektivitetit dhe të konkurrencës së industrive vendore, që do të thotë, se ekonomia shqiptare do të përfshihet në një krizë afatgjatë me pasoja të paparashikueshme", u shpreh administratori i përgjithshëm, Gjergj Buxhuku. Nisur nga situata, Konfindustria kërkon zyrtarisht nga qeveria të heqë plotësisht TVSH-në ose ta shtyjë pagesën e saj në doganë për të paktën tre vjet, nga një-dy që është sot. Sipas bizneseve, kjo masë është e domosdoshme dhe e mundshme për të rritur efektivitetin e ekonomisë shqiptare /////////në afatgjatë.

Pikat

Të hiqet përdorimi i referencave doganore, si dhe të respektohen kontratat e lidhura për importin nga vendet e BE-së

Banka e Shqipërisë të shikojë mundësinë për të ulur normën bazë të interesit, si forma e duhur për të liruar kredinë

Përshkallëzim të TVSH-së sipas produkteve dhe shërbimeve. Kërkesa lidhet me heqjen e TVSH-së për importin e makinerive prodhuese

Duhet të mbyllet sa më shpejt procesi i legalizimit, pasi kështu futen në treg më shumë asete që mund të lihen peng

Rritet presioni

Dhjetë deputetë nga sfera e biznesit

Të paktën dhjetë deputetë nga sfera e biznesit pritet të mandatohen për Kuvendin e ardhshëm të katër viteve që vijnë. Sipas kreut të Dhomës së Tregtisë në Tiranë, numri i lartë i përfaqësuesve të biznesit në Parlament do ta rrisë edhe më shumë rolin e këtij komuniteti në procesin e hartimeve të ligjeve, si dhe do të nxisë transparencën në vendimmarrje. Vetëm nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës do të marrin mandatin e deputetit katër biznesmenë, përkatësisht dy për Partinë Demokratike dhe dy për Partinë Socialiste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›