Albpetrol, qeveria ka të drejtë të anulojë tenderin

Gjate ankandit per Albpetrol
Zbardhen afatet për komisionin: Ofertat janë të vlefshme për 120 ditë.
Vendimi: Procedura mbyllet pa u dhënë argumente.
Qeveria shqiptare mund të anulojë tenderin për shitjen e Albpetrolit pa dhënë arsye dhe shpjegime. Ideja që po përflitet së fundi në ambientet e zyrave të Këshillit të Ministrave është tërësisht e mbrojtur ligjërish dhe duket se është parashikuar që në fillim të vitit nga qeveria. Në vendimin nr. 107 të shkurtit, Për miratimin e rregullave për paraqitjen, hapjen dhe vlerësimin e ofertave për privatizimin e shoqërisë Albpetrol sha, Patos, është parashikuar edhe një ndërhyrje e tillë, me kusht që më parë të mos jetë shpallur zyrtarisht fituesi. Kjo procedurë duket se po bëhet përditë e më shumë reale, për shkak të diferencave të mëdha të ofertave.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)