E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacientët kosovarë, trajtim në QSUT

Pacientët kosovarë do të vijojnë të marrin trajtim shëndetësor në qendrën spitalore universitare Nënë Tereza. Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, e ka cilësuar këtë si një ndër marrëveshjet më të rëndësishme me Kosovën. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë pritjes së rezervuar për ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Ferid Agani. Në një dalje të përbashkët publike për median, pas takimit, të dy zyrtarët kanë pohuar vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Do të vazhdojë të jetë një bashkëpunim i ngushtë profesional dhe efikas, duke siguruar një shërbim shëndetësor sa më cilësor për të gjithë shqiptarët në të dyja anët e kufirit, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo. Me tej, ministri i Shëndetësisë u ndal në memorandumin e firmosur në fushën e farmaceutikës dhe sektorin e kontrollit të cilësisë së barnave. Specialistë të të dyja institucioneve kanë kryer kontrolle dhe vizita të përbashkëta në fabrikat prodhuese të medikamenteve në të dyja vendet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›