E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuta, PD-PS nisin negociatat

Këshilli i Rregullores dhe Legjislacionit

Këshilli i Imuniteteve vendosi të zhvillojë të premten seancën dëgjimore me grupet e interesit.

Pandeli Majko e Paulina Hoti do hartojnë draftin e përbashkët.

Partia Demokratike i hap rrugë shqyrtimit të nismës së opozitës për ndryshimet kushtetuese. Pas kërkesës së Kryeministrit Sali Berisha për të afruar në kohë mbledhjen e Këshillit të Rregullores, ky i fundit u mblodh dje për vetëm tre minuta ku u vendos që të premten të zhvillohet seanca dëgjimore me grupet e interesit dhe më pas diskutimi mes dy forcave politike për propozimet. Gjatë kësaj mbledhjeje të shkurtër, kryeparlamentarja Topalli u shpreh: ne do të vendosim për seancën dëgjimore, do të vendosim për të ftuar grupet e interesit, pra institucionet kushtetuese, do të ftojmë konstitucionalistë, ekspertë të huaj.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›