E Diel, 1 Nëntor 2026

Borxhi, pranë pikës kritike, 58.9% të PBB

Gazeta Shqip

Rreziku 

Qeveria ka ndryshuar sërish programin e borxhit publik, këtë herë duke e çuar shifrën e tij, në kufirin maksimal ligjor.

Dy muaj më parë, Komiteti i Planifikimit të Strategjive, nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha e ndryshoi programin buxhetor dhe kuadrin makroekonomik afatmesëm. Në variantin e ri, borxhi publik në fund të vitit 2012 shkon në 59.9% e PPB-së, vetëm 0.1 pikë përqindje poshtë kufirit ligjor. Në fakt kjo rritje e borxhit nuk vjen për shkak të huamarrjes shtesë të qeverisë, por është e lidhur me një tjetër faktor, parashikimet jorealiste të buxhetit. Në fund të vitit të kaluar, kur hartoi buxhetin e shtetit për 2012-n, qeveria parashikoi zyrtarisht një rritje ekonomike prej 4.3%, pavarësisht kundërshtimeve të forta të FMN-së, që e cilësonte këtë si një vlerësim thellësisht jorealist, që është konfirmuar që në tremujorin e parë. Sipas INSTAT-it, në tre muajt e parë të vitit, rritja e PPB ishte negative në 0.2%, duke i përmbysur që në fillim parashikimet e qeverisë, e cila është detyruar që ta ulë shifrën zyrtare të rritjes ekonomike nga 4.3 në 3%. TCH

Borxhi, pranë pikës kritike, 58.9% të PBB burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›