'Albpetrol', shfaqet “Vetro Energy”, sot konferenca për shtyp
TIRANE-Drejtuesit e “Vetro Energy”, kompania që tërhoqi vëmendjen me shifrën prej 850 milionë eurosh të ofruara për koncesionin e “Albpetrol”, do të prezantohen sot për herë të parë në sytë e publikut shqiptar. Në një lajmërim të shpërndarë një ditë më parë nëpër mediat shqiptare, kompania njoftonte organet mediatike se “ka kënaqësinë të mbajë një konferencë për shtyp të premten më 5 tetor 2012, ora 13:00, në “Hotel Rogner”, që gjendet tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë, Shqipëri”. Njoftimi shoqërohej me një përshkrim të shkurtër të shoqërisë ku shkruhej se “Vetro Energy” është një kompani operuese dhe menaxhimi me qendër në Singapor dhe Hjuston të Teksasit, SHBA, që ka për objektiv investimet në industrinë e nxjerrjes së naftës dhe gazit në mbarë botën. Drejtuesit e “Vetro Energy” kanë përvojë në këtë fushë në çdo kontinent të botës që prodhon naftë dhe gaz”.
Konsorciumi
Në faqen zyrtare në internet të konsorciumit shkruhet se titullarët e “Vetro Energy” kanë punuar virtualisht në çdo bazë prodhuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në Kanada, ashtu si dhe në çdo kontinent ku prodhohet gaz e naftë nëpër botë. “Përtej zotërimit të njohurive të gjera mbi rezervat të shtrira në tërë globin, kemi punuar për zhvillimin e përqasjes së duhur të të dhënave teknike, taksave dhe praktikave, situatave të ndryshimit të valutave, diferencave kulturore, kërkesave që kanë të bëjnë me raportimet dhe termat e kontratave në mbarë globin”, - shkruhet në faqen zyrtare të “Vetro Energy”.
Aksionerët
Aksionerët e “Vetro Energy” janë “YPO Holdings” dhe “SilkRoad Equity”. “SilkRoad Equity” është një firmë globale investimesh me portofole të diversifikuara të kompanive publike dhe private. Dy partnerët menaxhues janë “Huddleston Energy Advisors” dhe “Home Creek Energy”, të dyja kompani me përvojë në fushën e naftës dhe të inxhinierisë gjeologjike, e para e përqendruar në analiza për naftën e gazin dhe vlerësime gjeologjike dhe e dyta, një operator direkt nxjerrës i naftës dhe i gazit natyror. “Home Creek” ka për president dhe njëkohësisht drejtor të përgjithshëm ekzekutiv Anthony Maye. Ndërsa, “Huddleston” ka si president Peter Huddleston dhe është një kompani që operon në treg që nga viti 1967, - njofton vetë kompania. “Vetro Energy” është e certifikuar me ISO 9001 duke plotësuar kështu kërkesën bazë të ligjit për formulën e privatizimit, pa të cilën, pavarësisht nga shuma e lartë e ofertës, komisioni nuk mund të jepte ‘OK’-in për vijimin e saj në fazat e mëpasshme të tenderimit.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)