E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot çelet sesioni i vjeshtës i Asamblesë Parlamentare të OSBE

TIRANË- Asambleja Parlamentare e OSBE-së për herë të parë mbërrin në Tiranë për të zhvilluar sesionin e saj të vjeshtës, në përgjigje të ftesës së kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

Përgjatë dy ditëve (5-7 tetor), mbi 200 pjesëmarrës nga 56 vende anëtare të OSBE-së, do të marrin pjesë në takime të nivelit të lartë që përfshijnë një konferencë parlamentare me temë: "OSBE: Promotor i mirëqeverisjes dhe integrimit si bazë për stabilitetin dhe sigurinë".

Konferenca, e ndarë në tre sesione, do të trajtojë çështje që kanë të bëjnë me promovimin dhe mbrojtjen e shoqërive multi-etnike dhe multi-kulturore në vendet anëtare të OSBE-së, me krizën ekonomike dhe financiare, si dhe me rolin e medias në promovimin e mirëqeverisjes.
Mbajtja e mbledhjeve të vjeshtës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Tiranë vjen në një kohë kur Shqipëria mban Presidencën e KiE-së, si dhe përgatitet të festojë 100-vjetorin e Pavarësisë. 

Sesioni i hapjes, do të çelet të premten (ora 09:00) në mjediset e Hotel Sheraton dhe do të përshëndetet nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Riccardo Migliori, kryeparlamentarja Topalli, kryeministri Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i AP-së së OSBE-së, Lamberto Zannier.

(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›