E Diel, 1 Nëntor 2026

Albpetroli, ecuri inferiore me hapa gjigandë

albpetrolKategoria e Dytë

Ekipi i Patosit, Albpetroli arriti një fitore tepër të rëndëëishme në shtëpi ndaj kundërshtarit direkt të tij, Tepelenës në fundjavë me rezultatin 3 me 1. Me këtë fitore, skuatra patosake është ngjitur në vendin e parë në grupin B në Kategorinë e Dytë, Duhet theksuar se Albpetroli ka arritur nëntë fitore radhazi në këtë kampionat, duke u ngjitur tashmë në vendin e parë me 27 pikë, dy pikë më shumë se Tepelena e vendit të dytë.

Kryesuesit e nisën keq kampionatin, ku humbën në ndeshjen e parë pikërisht ndaj Tepelenës në transfertë me rezultatin 2 me 1. Në ndeshjen e dytë, patosakët e nisën rrugën e tyre të fitoreve në Memaliaj, ku fituan me rezultatin 2 me 1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›