E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disfata, Turbina nis të shkrihet

Nga Artan Paja

Pas dy humbjeve në shtëpi, drejtuesit e klubit kanë parashikuar largimin e shumë lojtarëve dhe zëvendesimin e tyre me të lojtarë të rinj

Pas humbjes fatale ndaj Vorës në stadiumin ”Nexhip Trungu” të Cërrikut, drejtuesit e klubit sw bashku me kryebashkiakun e Cërrikut, Servet Duzha, janë mbledhur për rreth tri orë me stafin drejtues të skuadrës, trajnerin Belshi dhe me drejtorin sportive, Thoma Plaka.

Ky takim u realizua me dyer të mbylluara, kjo për të analizuar dy ndeshjet e para, ku Turbina e Cërrikut i ka humbur të dyja takimet me rivalët e saj të drejtpërdrejtë, siç ishin Olimpiku dhe Vora.

Për këto arsye, të cilat e kanë nxjerrë skuadrën cërrikase automatikisht jashtë objektivit, u bë i qartë dhe nje vendim me pasoja per futbollistet e skuadres, pikërisht largimi i të gjithë grupit të futbollistëve dhe zëvendësimi i tyre me lojtarët e të rinjve, të cilët do të mbyllin edicionin dhe ndeshjet e mbetura të fazës së dytë.

”Kemi mbetur shumë të zhgënjyer në dy takimet e para, të cilat për fat të mirë i luanim në shtëpi. Nuk mund të nxjerr aludime të tilla, apo të hamendësoj se janë favorizuar kundërshtarët, të cilët ikën me nga tri pikë të plota nga cërriku. Gjatë mbledhjes me drejtuesit e lartë të klubit është rënë dakort të merren masa shtrënguese, të cilat shkojnë deri në përjashtimin e disa futbollistëve titullarë, u shpreh për Sportin Shqiptar, kryebashkiaku i Cërrikut, Servet Duzha.

Ende nuk dihet nëse kjo masë ka të bëjë me të gjithë skuadrën cërrikase, apo vetëm me titullarët kryesorë. Gjithçka do të qartësohet në ditët në vijim. Drejtori sportiv i klubit, Thoma Plaka ka në dispozicion listën e lojtarëve që ”tradhtuan” objektivat realë të Turinës gjatë fazës së dytë të këtij kampionati.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›