Veleçiku ndien frymën e Olimpikut nga pas
Kryesuesja e grupit A, ekipi i Veleçikut ndodhet në vendin e parë me 23 pikë. Në ndeshjen e parë të fazës së dytë, Veleçiku barazoi jashtë fushe ndaj Korabit me rezultatin 1 me 1. Dy pikët e humbura në këtë transfertë, kanë ndikuar drejtpërdrejtë te afrimi i ekipit ndjekës, Olimpiku, i cili pas fitores në transfertë ndaj Turbinës, tashmë ndodhet vetëm tri pikë larg vendit të parë.
Veleçiku nuk humbet një ndeshje në kampionat që nga 30 shtatori i vitit të kaluar, ku u mund nga Sukthi me rezultatin 4 me 0. që nga ajo humbje, Veleçiku ka arritur të marrë 6 fitore dhe dy barazime. Ndërsa Olimpiku nga ana tjetër nuk e ka njohur humbjen prej gjashtë ndeshjesh në kampionat.