Luzi triumfon mes tensionit, fundoset Egnatia
Egnatia – Luzi 2008 1-2
Shënues: Pernezha 24, 82, Muho 36 (11-metërsh)
Egnatia: Demerrosi, Kallcaku,(Dushi, Vrapi), Vargu, Pipa, Moho (Mahmutaj, Gjondeda), Karaj, (Abai, Memolla) Lapi, Hylviu.
Tranjer: Sajmir Gosa
Luzi 2008: Sula, Shala, Meta, (Suta, Rapi), Kapo, Kazazi, Capja, Balliu, Pernezha, (Duro Osmo), (Xhafa, Xheka) Tranjer: Lavdrim Lushaj
Gjyqtarë: Dyrmishi, Zajmi, Cela (Poliçan)
Kartonë të verdhë: Balliu, Kapo, Vrapi, Capja, Muho, Shala,
Karton i kuq: Kazazi
Ekipi i Egnaties ka humbur në shtepi ndaj Luzit 2008. Në ketë ndeshje nuk kanë munguar tensioni i lartë mes dy skuadrave. Ndeshja ka nisur vrullshem nga te dyja ekipet, ku në minutën e 16-të do të vinte edhe rasti më i pastër për të shënuar më anë të Xhafës për Luzin, i cili ishtë vetem për vetëm më portierin Demerrosi, por ky i fundit bën mrekullinë duke shpëtuar ekipin nga një gol i sigurtë.
Goli i parë i ketij takimi do të vinte në minutën e 24 me anë të Pernezhes, ku Duro nga një goditje këndi kroson mjaftë mirë dhe sulmuesi Pernezha godet me kokë, duke e dërguar topin në rrjetë. Luzi 1 dhe Egnatia 0. Ekipi i Egnatias hidhet menjehere në sulm në kërkim të golit të brazimit, të cilën e gjejnë në minutën e 36-të, ku sulmuesi Lapi triblon mjaft mirë Kapon, por ky i fundit futet ashpër ndaj Lapit duke akorduar penallti.
Këtë 11-metërsh e mer përsipër Muho, i cili tregohet i sakët, duke barazuar rezultatin e ndeshjes. Ekipi i Egnatias kishtë mundesinë më të mirë për të kaluar në avantazh me anë të Lapit , por topi përfundon në shtyllë. Pjesa e dytë nis vrullshëm nga të dyja ekipet, pasi në këtë ndeshje kërkonin me cdo kusht fitoren, Në minutën e 67-të, Pernezha kishtë mundesinë më të mirë për Luzin, por portjeri Demerrosi tregohet i vëmëndshëm.
N렠 minutën e 72-të Lapi futet mirë në zone, por Meta tregohet i saktë me nderhyrjen e tij. Në minutën e 82-të do të vinte edhe goli i fitores për ekipin e Luzit me anë të Pernezhes, duke e dërguar kështu skuadrën e tij me tri pike në shtëpi.
