E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, ndaj Mamurrasit konsiderohet finale

Partizani lika okNga Edmond Sufaj

Ekipi i drejtuar nga Hasan Lika po i jep një rëndësi të veçantë kundërshatrit të radhës, pasi ai konsiderohet pikë kyçe për objektivin final

Ekipi i Partizanit ka kryer dy seanca stërvitore ditën e djeshme nën drejtimin e trajnerit Lika. Seancat stërivitore janë realizuar në vigjilje të ndeshjes ndaj Mamurrasit në fundjavë, ndeshje e cila është vlerësuar maksimalisht nga stafi drejtues i të kuqve.

Sfida ndaj mamurrsakëve konsiderohet shumë e rëndësishme për disa arsye.

Tri arsye

Së pari, triumfi ndaj saj do të bënte të mundur mënjanimin e një kundërshtari direkt në luftën për vendin e dytë. Së dyti, tri pikët e mundshme do ti krijonin mundësi skuadrës që të shkëputej edhe nga Pogradeci, i cili ka një ndeshje të vështirë në transfertë me Lushnjen. Së treti, tri pikët e mundshme në fundjavë do të qetësonin skuadrën për sfidat e ardhshme, pasi diferenca me Pogradecin mund të shkojë tetë ose shtatë pikë, kuptohet nëse Partizani fiton dhe Pogadeci ndalet nga kryesuesit.

Diferenca

Kjo diferencë do ti jepte sigurinë e nevojshme ekipit kryeqytetas. Për këto arsye, sfida e fundjavës vlerësohet si finale për të kuqtë. Partizani ka arritur të marrë 10 pikë në katër ndeshjet e fundit, duke bërë një hap gjigand drejt Superligës, pasi tashmë ndodhet jo pak, por pesë pikë përpara Pogradecit dhe Mamurasit, të cilat mbajnë vendin e dytë me pikë të barabarta.

Kundërshtar i rënë moralisht

Kundërshati i radhës, Mamurrasi vjen në Tiranë pas disa rezultateve tepër zhgënjyese, si pasojë e të cilave u shkarkua dhe trajneri Sinan Bardhi. Në katër ndeshjet e fundit, Mamurrasi ka mundur të marrë vetëm një pikë, rezultate të cilat kanë ndikuar direkt në lëshimin e vendit të dytë, një pozicion që mbajt për disa javë.

Mënjanimi i surprizës

Mamurrasi vjen në këtë takim me gjendje të rënduar psikologjike, por kjo nuk do të thotë se ky ekip do të vijë për vizitë ndaj Partizanit. Një fitore në Tiranë, do ta kthente Mamurrasin menjëherë në luftën për vendin e dytë. Për këtë arsye, stafi tektnik dhe skuadra e kuqe e kanë vlerësuar maksimalisht këtë sfidë, për të mënjanuar kështu ndonjë surprise të pakëndshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›