E Diel, 1 Nëntor 2026

Albpetrolit i buzëqesh fati në Tepelenë

Nga Roland Suli

DELVINA  ALPETROL  1-2    

Shënues: Cama 49 / Goxhaj 23, Derka 91

Delvina: Çallari, Cama (Muço 70), Braçulla, M.Çuno (Boçi 65), Imeri, Kasemi, Hakarepi, S.Çuno, Nasi, Myftari, Memeti. Trajner:

Albpetroli: Hazizi, A.Arapi, Faslliaj, Nako (Mbyeti 80), Derka, Prifti, K.Arapi, Mici (Shpataraku 46), Bratja, Goxhaj, Roli. Trajner: A.Ymeri.

Gjyqtarë: K.Kola, R.Malaj, E.Rrapi (Vlorë)

Kartonë të verdhë: S.Çuno, Hakarepi, Cama, Braçulla, Bratja. Goxhaj. Myftari.

Në stadiumin e Tepelenës u zhvillua dje takimi i fundit fazës së parë në grupin e jugut, ai midis Delvinës dhe Albpetrolit, pasi fusha e delvinjotëve është e pezulluar. Ndonëse në një terren të rënduar nga shiu, që nuk pushoi për asnjë moment, të dyja skuadrat kanë luajtur një ndeshje të bukur dhe me ritëm. Që në fillim janë parë qartë ambiciet e patasarakëve për fitore. Sulmuesi Goxhaj, pas një aksoni të nisur nga mesfusha, i ka ikur mbrojtjes së Delvinës dhe ka shënuar golin e parë në minutën e 23-të.

Goli i shkund delvinjotët, të cilët reagojnë me Memetin e Kasemin, por pa rezultat. Pjesa e dytë nis me gol për Delvinën, që barazon me Camën pas një rrëmuje në zonën mike. Çdo gjë nis nga e para dhe skuadrat e kërkojnë fitoren. Terreni i vështirë i detyron futbollistët të sforcohen dhe të bëjnë një lojë burrërore.

Kur pritej që gjyqtari Kola të sinjalizonte përfundimin e ndeshjes, Derka, i futur në fushë si zëvendësues, përfiton gjatë një goditjeje këndi nga krahu i djathtë dhe godet fuqishëm brenda zonës, duke shënuar golin e fitores për Albpetrolin. Miqtë nga Patosi kanë marrë një fitore me vlera, që u hap oreksin për fazën e dytë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›