A do të na shpëtojë dot Xhani De Biazi nga vendi i parafundit?
/* */
Dash FRASHËRI - Në 19 pjesëmarrje të Kombëtares shqiptare, në dhjetë eliminatore të kampionateve botërore dhe nëntë pjesëmarrje në fushatat kualifikuese të kampionateve europiane, Shqipëria ka dalë 10 herë të fundit, 7 herë e parafundit dhe vetëm 2 herë ka lenë dy ekipe pas, kur grupet kanë qenë me shtatë (Botërori 2006) dhe gjashtë skuadra (Euro 2008).
Edhe në kualifikueset e Kampionatit Europian 2012 (me trajner Josip Kuzhe), Shqipëria u rendit në vendin e parafundit, duke lenë pas vetëm Luksemburgun modest (por që na mundi 2-1 në shtëpinë e tij), pavarësisht se gjatë ecurisë së eliminatoreve arritëm edhe të kryesonim, duke besuar se ky mund të ishte viti i duhur, ashtu siç edhe besuam se mund ishim pjesëmarrës në Botërorin “Meksikë 1986”. A do të nxjerrë italiani Xhani De Biazi nga vendi “historik” i parafundit, kur përballë nesh, në eliminatoret e Botëorit “Brazil 2014”, Norvegjinë, Slloveninë, Zvicrën, Qipron dhe Islandën? Ende është shumë shpejt. Gjatë historisë sonë 48-vjeçare të pjesëmarrjes në dy kompeticionet më të mëdha, ato botërore dhe europiane, asnjëherë nuk kemi dëshmuar forcën e një ekipi të madh, apo që ka rezultate të mira në vazhdimësi, pavërësisht ndonjë barazimi me Gjermaninë (0-0), disa ndeshjeve të bukura kundër tyre, apo fitores emocionuese ndaj Greqisë.
EURO 1964
Shqipëria është prezantuar në Europë, në eliminatoret e Euro 1964-s, por edhe e shoqëruar nga fat i çuditshëm, pasi mundëm të bënim pjesë në 16 më të mirat e kontinentit. Arsyeja e suksesit më të bujshëm lidhet ngushtësisht me një arsye “lufte”. Shqipërisë i ra në short të luante me Greqinë, me ndeshjen e parë të programuar në Athinë, por për shkak të ekzistencës (absurde) të “Ligjit të Luftës” midis dy vendeve tona, grekët nuk pranuan të luanin kundër nesh. UEFA na dha fitoret aforfe, përpara se të përballeshim me Danimarkën në një të tetat. I takoi trajnerit Loro Boriçi të ndeshje me danezët në Kopenhagen, më 29 qershor 1963, në atë humbje 4-0, e që regjistroi edhe ndeshjen e parë historike në një kompeticion të madh europian (pavarësisht pjesëmarrjes në kampionatet ballkanike, apo ato të Europës Lindore dhe Qëndrore). Shqipëria fitoi 1-0 ndeshjen e kthimit (gol i Panos) me trajnerin Zyber Konçi, por pa vazhduar më tej.
BOTËRORI 1966
Në eliminatoret e Botërorit 1966, kur nisi edhe formula me ndarja në grupe, Shqipëria u rendit e fundit me vetëm 1 barazim (historik) me Irlandën e Veriut (i hoqi të drejtën për t’u kualifikuar Xhorxh Bestit me shokë), duke pasur në grup edhe Zvicrën dhe Holandën.
EURO 1968
Sërish në vendin e fundit, por me një superndeshje, ndoshta ndër më të mëdhatë e Kombëtares sonë: ai barazim 0-0 me Gjermaninë (16 dhjetor 1967), e që i hoqi gjigantëve të Europës mundësinë për të marrë pjesë në finalet e Euro 1968-s. Një punë e Loro Boriçit.
BOTËRORI 1970
Shqipëria nuk morri pjesë, për shkak të një vendimi politik të regjimit komunist. Kurrë nuk u kuptua pse diktatori Enver Hoxha e mori atë vendim.
EURO 1972
Sërish vazhdoi absurdi. Shqipëria nuk morri pjesë, për shkak të një vendimi politik të regjimit komunist.
BOTËRORI 1974
Shqipëria mori pjesë pas gjashtë vjetësh, duke mundur Finlandën, por pa i ikur vendit të fundit, në grupin ku bënte pjesë edhe Gjermania Lindore dhe Rumania.
EUEO 1976
Absurdi u rikthye. Shqipëria nuk morri pjesë, për shkak të një vendimi politik të regjimit komunist.
BOTËRORI 1978
Sërish megaabsurd.Shqipëria nuk morri pjesë, për shkak të një vendimi politik të regjimit komunist.
EURO 1980
E turpshme. Shqipëria nuk morri pjesë, për shkak të një vendimi politik të regjimit komunist.
BOTËRORI 1982
Pas gjashtë vjetësh pa ndeshje ndërkombëtare, Shqipëria rikthehet fuqishëm dhe Shqipëria e Zyber Konçit fitoi 2-0 me Finlandën, duke lënë pas nordikët në vendin e fundit.
EURO 1984
E fundit në grup, por me dy ndeshje të mëdha kundër Gjermanisë: dy humbje 2-1, në Tiranë dhe Zarbruken. Shyqyri Rreli ishte në bankinën e Shqipërisë.
BOTËRORI 1986
E parafundit në grup, madje duke lënë Greqinë (me golaverzh). Një fitore e madhe me Belgjikën (2-0) dhe dy barazime, me Poloninë (2-0) dhe Greqinë (1-1)
EURO 1988
Të fundit në grup, madje me 0 pikë: humbje me Spanjën, Rumaninën dhe Austrinë. Agron Sulaj dhe Shyqyri Rreli në bankinë.
BOTËRORI 1990
Sërish fund i hidhur, tepër i hidhur. Asnjë pikë. Humbje me Suedinë, Anglinë dhe Poloninë. Trajner Shyqyri Rreli.
EURO 1992
Edhe Agron Sulaj dhe Bejkush Birçe nuk na nxjerr nga vendi i fundit. Gjithsesi në fitore 1-0 me Islandën, por dhe një humbje 9-0 me Spanjën, por dhe një ndeshje më pak, për shkak të pasigurisë në vendin, si pasojë e ndërrimit të sistemit.
BOTËRORI 1994
Të fundit. Përjetësisht të salduar aty. Edhe pse luajmë 12 ndeshje, ku arrojmë vetëm një fitore me Lituanin dhe dy barazime me Letoninë. Bejkush Birçe në bankinë.
EURO 1996
Dy humbje 2-1 me Gjermaninë, dhe të dyja të humbura në minutat e fundit. Dy fitore dhe dy barazime (si dhe katër humbje), na çojnë në vendine parafundit, duke lënë pas Uellsin. Punë e bukur e Neptun Bajkos, sidomos me fitoren në Moldavi (e para jashtë fushe në një fushatë kualifikuese).
BOTËRORI 1998
Të fundit. E dhimbshme. E patjetërsueshme. Vrasëse. Në dy ndeshje kundër Gjermanisë së madhe humëm 3-2 në Granada të Spanjës dhe 4-3 në Hanover. Një fitore 1-0 kundër Irlandës së Veriut. Në stol, Astrit Hafizi.
EURO 2000
Një grup relativisht i lehtë, por Shqipëria e Astrit Hafizit merr vetëm një fitore me Gjeorgjinë (1-0), E parafundit, pasi merr dhe dy barazime 3-3 dhe 0-0 me Letoninë. Lë pas Gjeorgjinë.
BOTËRORI 2002
Një kualifikuese e ndarë midis Medin Zhegës dhe Sulejman Demollarit, trajneri i fundit shqiptar. Vetëm një fitore 2-0 me Greqinë (autogol dhe gol i Fakajt). Më tej shtatë humbje rresht dhe vendi i fundit.
EURO 2004
Pas 33 vjetësh rikthehet, nga ndeshja e fundit e rusit Nikolaj Lukzhnikov në Moskë (1959), Shqipëria ka një trajner të huaj, italianin Dosena, i pasuar nga gjermani Hans Peter Brigel. Spikasin fitoret 3-1 me Rusinë dhe Gjeorgjinë. Të parafundit në grup, duke lënë pas Gjeorgjinë.
BOTËRORI 2006
Katër fitore, si kurrë më parë. Një rekord. 13 pikë, asnjëherë tjetër. Një rekord. Mbajnë emrin e trajnerit gjerman Hans-Peter Brigel. Lëmë pas Gjeorgjinë dhe Kazakistanin, por kulmi është fitorja 2-1 me Greqinë, e porsashpallur kampione e Europës.
EURO 2008
Oto Bariç, trajneri i 2000 ndeshjeve në bankinë. I tradhtuar në dy ndeshjet e fundit: 2-4 me Bjellorusinë dhe 1-6 me Rumaninë. Dy barazime të mëdha me Bullgarinë dhe Slloveninë. Vendi i tretë nga fundi, i dyti sukses i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
BOTËRORI 2010
Holandezi Ari Han dhe kroati Josip Kuzhe drejtojnë Kombëtaren. Vendi i parafundit. Vetëm një fitore me Maltën, por dhe tri barazime të mëdha: me Suedinë, Portugalinë dhe Danimarkën. Lëmë pas Maltën.
EURO 2012
Të parafundit. Lëmë pas vetëm Luksemburgun, madje “bankierët” na turpërojnë teksa na mundin 2-1. Gjithsesi, dy fitore. Sezoni i Josip Kuzhesë, i shoqëruar me ndihëmsin Xhemal Mustedanagiç.