E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albright: Romney është një njeri sipërfaqësor

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madaleine Albright, dha mendimin e saj mbi kandidatin republikan për President të Shteteve të Bashkuara, Mitt Romney.

“Romney? Një njeri me dy dimensione, nëse e shikon nga afër nuk ka asgjë prapa, asnjë thellësi”, ky është gjykimi nga e para Sekretare e Shtetit femër në SHBA, gjatë presidencës së Bill Clintonit.

Albright mbi të gjitha akuzon kundërshtarin e Barack Obamës për mungesë të njohurive në fushën e politikës së jashtme.

“E kam të pamundur të kuptoj se në çfarë beson Romney”, tha Albright.

Presidenti aktual, Barack Obama dhe kandidati republikan, Mitt Romney do të përballen në garën për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet që zhvillohen më 6 nëntor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›