E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano mendon për pensionim

Adriano vazhdon t’i zhgënjejë tifozët. Flamengo ka rënë në hall me futbollistin brazilian, i cili assesi ta marrë veten, pas lëndimeve dhe problemeve me alkoolin.

Madje, mediat braziliane shkruajnë se ish përfaqësuesi i këtij vendi, po mendon për pensionimin.

“E kam pasur një bisedë me të dhe më ka thënë se nuk ka stërvitur sepse nuk ndihej mirë. Ka mjaft frikë, dyshime dhe paqartësi, të cilat po e shpijnë të mendojë nëse do ta vazhdojë apo jo karrierën”, ka thënë drejtori sportiv i Flamengos, Zinho, i cili është takuar të hënën me 30 vjeçarin, për të kërkuar sqarime rreth mungesës së tij të kohëpaskohshme në stërvitje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›