Grafite kundër Krishtit në Jerusalem

Një grafiti në hebraisht, që fyente Jezusin ishte gdhendur mbi derën e një manastiri françeskan në Malin Sion, në Jerusalem.
"Një kishë në Malin Sion ishte shënjestra e grafiteve kundër Krishtit. Kemi hapur një hetim", theksuan burimet policore izraelite.
Muajin e kaluar, ekstremistë izraelitë dogjën derën e manastirit të krishterë Latrun në Izrael dhe gdhendën grafiti kundër Krishtit mbi mure, duke shkaktuar protesta.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e kishte dënuar si një akt fyes dhe tha se autorët duhet të ndëshkohen rëndë.