"Albtelecom", Internet për 2400 lekë
Operatori i telefonisë fikse, "Albtelecom" bëri të ditur dje se ka ulur tarifat për shërbimin e internetit ADSL, deri në 2400 lekë në muaj (me TVSH), duke ofruar falas instalimin dhe modemin. "Për të qenë sa më pranë nevojave të klientëve tanë, nga data 17 deri 19 nëntor, "Albtelecom" vjen me një super ofertë. Të gjitha ata që zgjedhin të bëhen abonentë të shërbimit tonë të internetit me ADSL, "Albtelecom" dyfishon ofertën, duke dhuruar për klientët e rinj, modemin dhuratë dhe tarifën e instalimit falas për një periudhë treditore", tha dje drejtori i Përgjithshëm, Mustafa Resit Akdogan. "Albtelecom", pas privatizimit, aplikoi ulje deri në 80% për shërbimin e internetit.